Në Bullgari sot janë luajtur ndeshjet e para për turin 1/16 të Kupës së këtij vendi dhe sipas shortit të hedhur më parë, skuadra e shkodranit Armando Vajushi- Liteks është ndeshur me Lokomotivën e Plovdivit. Ndeshja është luajtur në fushën e kësaj të fundit dhe është dominuar nga Liteks por në fund është sigluar barazimi 1-1. Siç raportojnë mediat bullgare, loja është dominuar tërësisht nga skuadra e drejtuar nga trajneri Hristo Stoiçkov por ka munguar vetëm goli.

Rastet megjithatë kanë qenë prezente. Madje edhe për Vajushi i cili në pjesën e parë ka dalë në një moment përballë portierit kundërshtar Gospodinov por pa arritur të shënojë. Në pjesën e dytë ndërkohë ka dhënë një asist shumë të bukur për Tsvetkov por sërish ai nuk ka arritur të kalojë portierin e Lokomotivë. Në minutën e 67-të Vajushi është zëvendësuar nga ana e trajnerit edhe për ta lënë të pushojë për ndeshjen e rradhës për kampionat që do të luhet këtë fundjavë. Me barazimin e sotëm, gjithsesi Liteksi duket shumë pranë kalimit në turin çerekfinal të Kupës së këtij vendi.
www.shkodrasport.com