Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është në para disa dilemave se ku ta vazhdojë karrierën e tij tashmë që ka ndërprerë marëdhëniet me Partizanin. Shqipëria, Kosova apo Irani, janë tre opsionet e mundshme. Pasditen e djeshme u përhap lajmi se një ekip kosovar, pikërisht Drita e Gjilanit kishte shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij. Kuptohet që 30 vjeçari ka ende kohë në dispozicion për të vendosur por Vala- Superliga e Kosovës duket se do të jetë destinacioni më i mundshëm për të.
Kjo sepse pikërisht atje është hapur një “tender” për të marrë shërbimet e këtij futbollisti. Nga sa raporton gazetasheshi.com , janë të paktën tre ekipe kosovare që duan ta kenë shërbimet e tij. Fjala është për ekipin e Dritës, atë të Llapit dhe Feronikelit. Kërkesat financiare të lojtarit janë të mëdha dhe në rast të transferimit të tij në Superligën e Kosovës do të bëhej futbollisti më i paguar ndonjëherë në vendin tonë. Sukaj ka ofertë edhe nga Irani, kampionat në të cilin ka luajtur edhe në të kaluarën, por mbetet për tu parë se cili do të jetë fati i sulmuesit shkodran.
© shkodrasport.com