Manchester City, Barcelona dhe Atletico Madrid janë tri klubet e vetme ende pa humbje këtë sezon. Serie A, La Liga, Premierligë, Bundesliga dhe Ligue 1, në pesë ligat më të forta në Evropë, vetëm tri klube nuk dinë për humbje: Manchester City, Barcelona dhe Atletico Madridi. Manchester City pas 18 xhirove, regjistron 17 fitore dhe një barazim, Barcelona pas 15 xhirove, regjistron 12 fitore dhe 3 barazime, kurse Atletico pas 16 ndeshjeve, ka 10 fitore e gjashtë barazime.

Pra City në Premier Ligë dhe Barcelona e Atletico nga La Liga, janë tri klubet e vetme që nuk dinë për humbje këtë sezon në Ligë.