21 gola te shenuar ne porten e Dajtit dhe nga to, plot 14 mbajne “firmen” e sulmuese se mirenjohur Megi Doçi. Keto jane verdiktet e takimit te luajtur pasditen e sotme ne Kamez, ne mes Vllaznise dhe Dajtit, i vlefshem per javen e 14-te te kampionatit.

Ndeshja nuk ka patur shume histori sepse vete diferencat ne mes ekipeve ne fushen e lojes kane qene te medha. Kjo duket qarte edhe tek rezultati perfundimtar i ndeshjes 21-0 ne favor te Vllaznise.

Lufo do te hapte serine e golave qe ne minuten e 3-te, me pas do te vinte autogoli i Hides ndersa Doçi do te shenonte golin e trete ne minuten e 18-te dhe po kjo lojtare do te shenonte edhe 13 gola te tjere gjate 90 minutave te ndeshjes.

Nderkohe autore te tjera kane qene Lufo serish, Franja dy gola, Bajraktari dhe po ashtu ka shenuar edhe kinezja Wai, gol ky qe eshte i pari per te me fanellen e Vllaznise.

Skuadra shkodrane me fitoren e sotme ngjitet ne kuoten e 42 pikeve dhe ruan serish kryesimin e vetme dhe kur kane mbetur edhe 4 ndeshje deri ne fund, duket e sigurte drejt fitimit te titullit te shtate kampion rradhazi.
www.shkodrasport.com