Skuadra e Flamurtarit ka marrë tre pikët që i nevojiteshin sot për të vazhduar serinë e fitoreve dhe për t’iu bashkuar edhe ajo grupit të skuadrave që pretendojnë të luftojnë për podiumin e kampionatit, e pse jo për titullin.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka mundur me shifrat 1-0 Kamzën, në një ndeshje ku u pa pak lojë e bukur edh për shkak të një terreni të rënduar nga reshjet e shiut.

Skuadrat dhuruan pak gjuajtje drejt portës, në një sfidë nën nivel, edhe pse duhet thënë se skuadra vendase ishte më kërkuese se ajo mike e cila dukej e kënaqur edhe me një barazim të mundshëm.

Në fund, diferencën e ka bërë goli i Buchiç pas një goditje nga këndi, ndërsa reagimi i miqve ishte shumë i vonuar për të pretenduar diçka nga kjo ndeshje që i lë ata përsëri në një zonë të rrezikshme në klasifikim.