Besart Celina do të luajë në Turqi duke nisur nga edicioni i ri. Futbollisti dardan është prezantuar në radhët e Kasimpasas, aty ku aktivizohet një tjetër lojtar i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj. Edicioin e fundit Celina u aktivizua në League One, me Ipswich, ku shënoi 6 gola në kampionat.

Edhe pse për 25-vjeçarin kishte interes dhe Stoke City në Angli dhe Rangers në Skoci, në fund ishte klubi turk që gjeti gjuhën e përbashkët me përfaqësuesit e lojtarit.

artoni i Celinës u përket francezëve të Dijon, të cilët po ashtu e kanë pranuar huazimin e futbollistit nga Prizreni, teksa i kanë dhënë të drejtën klubit turk dhe për blerjen përfundimtare në fund të edicionit.

Celina ka qenë në të shkuarën pjesë e Manchester City-t, ndërsa me përfaqësuesen e Kosovës numëron 27 ndeshje, mes takimeve zyrtare dhe atyre miqësore. Me dardanët Celina ka arritur që ta gjejë vetëm një herë rrugën e rrjetës.