ortieri Simon Simoni nuk u bashkua me skuadrën dinamovite përgjatë përgatitjeve të verës. Ai që në fillim është konsideruar një lojtar që do të shitet nga Dinamo dhe ka qenë në pritje të firmës me skuadrën e re.

Portieri lezhjan ndodhet në Turqi, ku pritet që të vazhdojë karrierën, ndërkohë mbetet të mësohet edhe emri i skuadrës dhe detajet e marrëveshjes mes klubeve. Firma duket çështje ditësh apo orësh për portierin e talentuar, që së fundi u grumbullua edhe nga Kombëtarja.

Dinamo pritet që të arkëtojë një shumë të kënaqshme nga shitja e portierit të perspektivës. Nje transferim i tille eshte shembulli me i mire sesi klubet shqiptare duhet t’u besojne me shume futbollisteve te rinj.

Mbase kjo eshte edhe nje kembane alarmi per shume klube qe kane edhe akademi te njohura por qe nuk po perfitojne asgje nga shitja e futbollisteve dhe njeri prej tyre eshte edhe Vllaznia.