“Juban Danja” ka vijuar me serine e fitoreve ne kampionat teksa ka fituar pasditen e sotme ndeshjen e rradhes, ate ndaj ekipit tjeter shkodran, atij te AAS-se me rezultatin 5-1.

Ne takimin e luajtur ne kompleksin “Zmijani”, fatin e ndeshjes e kanw vendosur qw nw pjeswn e parw kapitenia Klaudia Rrotani dhe sulmuesja Anela Vishkulli.

Te dyja ato kane shenuar nga nje dygolesh qe ne pjesen e pare qe kesisoj eshte mbyllur ne shifrat 4-0. Ne pjesen e dyte nderkohe ka qene Armoku qe ka shenuar golin e vetem per ekipin e AAS, nderkohe qe me pas do te vinte edhe goli i peste dhe i fundit per “Juban Danja”, shenuar nga Kamberi.

Ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 5-1 per skuadren e drejtuar nga trajneri Elis Legata i cili me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve, duke mbajtur kesisoj vendin e trete te renditjes per momentin.
www.shkodrasport.com