Nje gol i shenuar ne minuten e 90-te futbollisti Laceja do te mbahet mend gjate jo vetem prej ketij te fundit por nga i gjithe ekipi i KF Shkodra U19.

Ai i ka dhene barazimin 3-3 ketij ekipi ndaj Butrintit te Sarandes ne ndeshjen e vlefshme per play-off dhe me kete rezultat, ekipi shkodran ka siguruar ngjitjen ne Kategorine Superiore te kesaj grupmoshe.

Ne fakt, kjo perballje ka qene vertete dramatike deri ne fund. Sarandiotet kane shenuar te paret me ane te Merkurit ne minuten e 8-te por nderkohe KF Shkodra ka fituar nje 11-metersh pak minuta me vone dhe sulmuesi Ivziku e ka kthyer ate ne gol duke barazuar shifrat.

Merkuri do te shenonte serish per Butrintin megjithate Temja per Shkodren ka barazuar dhe per te treten here Merkuri ka shenuar serish per jugoret duke i rikthyer ata ne avantazh perseri dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 3-2.

Pjesa e dyte eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte dhe kur u mendua se Butrinti e fiti ndeshjen, do te ndodhte mrekullia per ekipin shkodran. Ka qene Laceja qe ne minuten e fundit do te shenonte golin e barazimit dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat 3-3.

Me kete rezultat, sipas rregullores se FSHF favorizohet KF Shkodra U19 e cila duke qene e renditur me mire pas dy fazes te kampionatit, ka fituar kesisoj te drejten per te qene ne Kategorine Superiore sezonin e ardhshem.
www.shkodrasport.com