Armando Izo, futbollisti i Monzës, është dënuar sot nga gjykata e Napolit me 5 vite burg, për mashtrim dhe pjesëmarrje në aktivitete mafioze. Mbrojtësi napolitan, u dënua pasi akuzohet se ka manipuluar në favor të kamorrës, me pjesëtarë të së cilës ka lidhje familjare, një ndeshje kur luante te Avelino në Serinë B 9 vite më parë.

Një situatë e veçantë kur mendon se që atëherë futbollist ka luajtur rregullisht në Serinë A, e për më tepër ka veshur 3 herë fanellën e kombëtares italiane. Në periudhën e fundit, ai ishte titullar fiks te Monza që regjistroi suksese të jashtëzakonshme dhe këtë të mërkurë ishte titullar në barazimin 1-1 ndaj Romës. Futbollisti ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij vendimi, duke treguar këndvështrimin e tij.

“Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i shkallës së parë. Jam shpallur i pafajshëm pasi nuk kam kryer faktin në ndeshjen Avelino-Rexhina të 25 majit 2014, por pastaj akuzohem se kam trukuar ndeshjen Modena-Avelino të 17 majit 2014, një ndeshje ku as nuk kam luajtur. Do të lexoj motivimin bashkë me avokatët e mi dhe do të bëjmë apelim.

Besoj te drejtësia dhe jam i sigurt se do të provohet distancomi im i plotë nga ambienti kriminal. Falënderoj Monzën dhe familjen time që më kanë qëndruar gjithmonë pranë. Nuk do të ndal asnjëherë së luftuari”, theksonte futbollisti i Serisë A./panorama-sport/