Louis Van Gaal shkruan me gërma të mëdha emrin e tij në historinë e futbollit holandez. Fitorja përballë Belgjikës të dielën në Nations League ishte suksesi i 37-të i teknikut në krye të Holandës.

Ish-trajneri i Manchester United ka barazuar rekordin e mbajtur nga Dick Advocaat për numrin e fitoreve në krye të “tulipanëve”.

Van Gaal ka drejtuar kombëtaren holandeze në tre periudha të ndryshme (2000-2002, 2012-2014 dhe 2021-2022) dhe i janë dashur 58 ndeshje për të arritur këtë rezultat, ndërsa teknikut Advocaat iu deshën 62 ndeshje për të arritur 37 fitore.

Megjithate me siguri qe Van Gaal do ta thyeje serish kete rekord sepse ka ende shume per te dhene dhe padyshim qe do te kerkoje te tjera fitore ne krye te pankines hollandeze.