Legjenda e Kombëtares shqiptare, Vasil Ruçi ka folur për finalen e “play-off” mes Kosovës dhe Turqisë. Për emisionin “MegaSport” në A2CNN, Ruçi ka thënë me bindje të plotë se Kosova ka 70 përqind mundësi për të kaluar më tej.
“Nëse Kosova luan si me Sllovakinë në mbrojtje? Unë di të them vetëm një gjë. Kosova plus futbollit të bukur që luan, futbollit sulmues, këtë radhë ka edhe një armë tjetër të fuqishme, anën psikologjike. E vetmja gjë që unë dua që Kosova këtë radhë, do jem në stadium atë ditë, të dijë të ruajë ekuilibrat.
Është ndeshje që do zgjidhet nga fragmentet. Unë besoj 70% që kualifikohet Kosova. Në mbrojtje ka difekte. Por këtë radhë do të jetë shumë herë më e kujdesshme se ndeshja me Sllovakinë”, tha Ruçi.


