Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur kalendarin dhe oraret e ndeshjeve të para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Sigurisht që përballja më interesante në të gjitha ndeshjet e këtij turi, është ajo në mes Tiranës dhe Vllaznisë. Sipas FSHF-së, ky takim do të luhet të mërkurën në orën 18.00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Themi më interesantja sepse janë dy skuadra me shumë traditë në futbollin shqiptar por përpos kësaj, ka qenë pikërisht Vllaznia ajo që hodhi një kategori më poshtë bardheblutë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.

Për këtë arsye, ato do të kërkojnë “të marrin hak” megjithatë edhe kuqeblutë kanë objektivat e tyre për këtë takim. Jo thjesht se përballë është Tirana por sepse ata kanë objektivat e veta në këtë kompeticion. Sa i takon përballjeve të tjera, intersante është edhe përballja Kamza- Teuta ndërsa në sfida që kanë mbetur, nuk pritet të ketë ndonjë suprizë por kalim të lehtë të turit nga ana e ekipeve të Superligës. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të së mërkurës dhe të enjtes:
Grupi A
Erzeni-Kukësi
Besëlidhja- Skënderbeu
Tirana-Vllaznia
Kamza- Teuta

Grupi B
Pogradeci- Partizani
Bylis- Luftëtari
Lushnja- Laçi
Turbina- Flamurtari\

© shkodrasport.com