Rezultatet jo të mira në ndeshjet e fundit kanë detyruar trajnerin e mëparshëm të Tomorit të Beratit të japë dorëheqjen. Ai nuk mund të pranonte që kjo skuadër me shumë traditë në futbollin shqiptar të ishte kaq poshtë. Ndërkohë drejtuesit e klubit nuk kanë vonuar të gjejnë pasuesin e tij. Interesant është fakti se ata kanë emëruar në këtë detyrë një ish-futbollist të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Polizoi Arbrin.

Ky i fundit siç dihet, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme u detyrua të braktiste futbollin më shpejt nga sa e kishte menduar. Në stolin e skuadrës së Tomorit pra tashmë do të ulet një nga emrat e rinj të trajnimit, por i vjetër në historinë e qytetit të Beratit. Arbëri është djali i Theodhoriut, një nga emrat më të njohur të futbollit të ekipit Tomori.

Nga dje ai është në krye të pankinës dhe me objektivin e parë, qëndrimi mes pesë skuadrave më të mira në këtë kategori. Polizoi e nisi karrierën te Tomori, vazhdoi në Lushnjë e më pas në Ballsh te Bylisi. Luajti edhe për Flamurtarin, Vllazninë dhe Kukësin dhe u detyrua të braktisë futbollin e luajtur që në moshën 27 vjeçare por tashmë është sërish pranë futbollit por si trajner.

www.shkodrasport.com