Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVata reagon pas “shpërthimit’ të Sykajt: S’e dua më në skuadër

Vata reagon pas “shpërthimit’ të Sykajt: S’e dua më në skuadër

Mbrojtësi shkodran Arsen Sykaj reagoi dje, duke dalë hapur kundër stafit drejtues të Vllaznisë I cili nuk e ka aktivizuar në ndeshjet e fundit dhe nuk e ka në planet e tij si titullar. Ai publikisht ka kërkuar largimin nga skuadra. Me të marrë vesh që lojtari ka folur në media, thuhet se trajneri Vata I ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë të largohet atë ngaqë ka reaguar në një mënyrë të tillë. Tashmë duhet parë sesi do veprojnë drejtuesit e klubit me këtë futbollist që sot ka filluar grumbullimin me ekipin kombëtar.

Situata sigurisht që nuk është ajo e duhura në këto momente dhe për këtë arsye, duhet ndërhyrja e krerëve të lartë të klubit. Problemet e listës së pashpallur kanë filluar “të nxjerrin krye” teksa disa prej lojtarëve nuk janë aspak dakord me atë çfarë po bën trajneri.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments