Vazhdon “Dinastia Maldini”, nga Çezare te Daniele. Djali i Paolo Maldinit, Daniele, duket se do të jetë ai që do të trashëgojë edhe numrin 3 te Milani, i tëhequr derisa një futbollist me të njëjtin mbiemër të vijë ta marrë.

Aktualisht Daniele luan me ekipin e të rinjve të Milanit, ku për shkak të formës së mirë që po kalon, ka fituar edhe një ftesë për miqësoren që Italia U-18 do të zhvillojë me Holandën, ku sipas të gjitha gjasve ai do të debutojë. Daniele, ndryshe nga 2 paraardhësit e tij, luan si mefsuhor me tipare sulmuese.

“Është nder për mua të vesh këtë fanellë. Jam i lumtur. Shpresoj që një ditë të luaj në kombëtaren e parë, ashtu siç bëri gjyshi dhe babai im. Babai mësuar shumë, më jep gjithmonë këshilla.

Mbi të gjitha qëndron pranë meje dhe më mban me këmbë në tokë”, është shprehur 17-vjeçari.