Është refuzuar nga të gjithë, por Andrea Anjeli nuk heq dorë nga plani i tij për të ndërtuar Superligën e Europës, për të siguruar miliona euro vazhdimisht me një kampionat që do të përfshinte klubet më të madha të kontinentit.
Duke folur në një aktivitet në Londër, presidenti i Juventusit ka pranuar se nuk ka hequr dorë nga projekti që ka propozuar në emër të ECA, por se po mendonte si ta vinte në zbatim.
“Dua të shohim më shumë ndeshje europiane me më shumë cilësi. Nëse nuk shohim përpara, do të mbetemi duke mbrojtur një sistem i cili nuk është më, një sistem i cili përbëhet nga kampionatet kombëtare të cilët do të kenë pak interes për fëmijët tanë.
Të gjithë thonë se duam të vrasim kampionatet. Jo, sepse ky nuk do të jetë kurrë një kampionat i mbyllur, pasi ne që jemi klubet lider në Europë e dimë rëndësinë që ka të jetë e hapur. Të gjithë duhet të kenë ëndrrën që të fitojnë Ligën e Kampioneve.
Por nëse mendoni që tani Ligën e Kampioneve për vitin tjetër, e dini që tani se janë 15-16 skuadra që kualifikohen”, tha ai duke bërë të qartë se me cilindo lloj sistemi, emrat e zakonshëm do të vazhdonin të ishin gjithsesi aty. /vipsport/