Kukësi barazoi në transfertë përballë Vllaznisë me rezultatin 1-1. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur dhe trajneri i kuksianëve Diego Longo.

“Jam i lumtur me rezultatin, se në fakt nuk luajtëm mirë aspak, Ndoshta kjo ishte pjesa e parë më e dobët e sezonit. Por treguam karakter dhe morëm pikë. Kjo është sepse jemi një, është që nga fillimi shpirti ynë.

Punojmë njëri për tjetrin, nga lojtarët te stafi, ky është shpirti ynë dhe në momente të vështira ky shpirt del në pah. Edhe sot, në ndeshjen me Tiranën apo Partizanin, ne e treguam se kjo është ndoshta arma jonë më e fortë.”

“Ndoshta jo 30 minuta, por 20-25 minuta nuk jemi ajo skuadër që pretendojmë të jemi, derisa të ambientohemi. Kjo vjen edhe për faktin se stërvitemi çdo ditë në një fushë 90 me 50 me bar sintetik dhe vijmë këtu e luajmë në 100 me 70 në bar natyral”, tha Longo.