Ekipi I Vllaznisë në basketboll për meshkuj është gjobitur me 3 mijë euro nga drejtuesit e Ligës Ballkanike në lidhje me atë çfarë ndodhi mbrëmjen e së martës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, që çoi edhe në dështimin e ndeshjes Vllaznia- Mornar. Mosfunksionimi I tabeles elektronike çoi në humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 20-0 por penalitetet për ekipin shkodran nuk do të ndaleshin me kaq.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Disiplinës të Ligës Ballkanike është marrë edhe vendimi për gjobitjen e tij me 3 mijë euro, gjysma e së cilës do të duhet të paguget menjëherë. Në zbardhjen e këtij vendimi, thuhet se ajo që ndodhi në këtë ndeshje, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë 7 vjeçare që kjo Ligë zhvillohet. Ngjarja konsiderohet shumë e rëndë megjithatë penalizimi për Vllazninë nuk ka qenë aq I rëndë pasi duket se është marrë parasysh edhe fakti që ajo merr pjesë për herë të parë në këtë Ligë dhe mungesa e eksperiencës ka ndikuar.

© shkodrasport.com