Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot para përfaqësuesve të komunitetit sportiv në vendin tonë projektin e ri për sportin në vendin tonë. Rama ka bërë të ditur se do të punohet me shumë që me shkollat, që gjithçka të fillojë me brezat e rinj, të cilët të krijojnë sportistët profesionistë të të ardhmes.

“Do kemi program për lëvizjen sportive në shkolla dhe universitete duke nisur që nga viti i ardhshëm. Buxheti është 5 milionë dollarë.

Është koha për të krijuar skuadra sportive me kalendar kampionatesh në nivel lokal dhe kombëtar. Kampionate që do të jenë baza për evidentimin e talenteve.

Në këtë proces do të përfshihet edhe Universiteti i Sporteve. Fillimisht do të programi konsiston për lojërat me dorë (basketboll dhe volejboll) për t’u shtrirë në tej në të gjitha sportet. Kërkojmë bashkëpunim me federata dhe me KOKSH-in”, tha ndër të tjera Rama në shpalosjen e programit të tij.