Veleçiku ka marrë një barazim me shumë vlerë në transfertë ndaj Erzenit, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në “Tofik Jashari” të Shijakut. Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve për të shënuar, asnjëri prej tyre nuk ia ka dalë dhe si rrjedhojë gjithçka është mbyllur në shifrat 0-0.
Duhet thënë se vendasit patën më shumë dëshirë për ta kërkuar fitoren, por edhe miqtë nga Kopliku u treguan solidë në mbrojtje. Madje edhe ata kishin raste shënimi dhe nëse do të ishin treguar pak më të kujdesshëm edhe mund të kishin shënuar.
Kujtojmë që Erzeni mban aktualisht vendin e katërt në renditje me pikë pas barazimit të sotëm, duke i hequr vetes mundësinë për të qëndruar në të njëjtin hap me tre skuadrat e vendeve të para.
Por tashmë me diferencën prej 6 pikësh me Shirokën e vendit të tretë, gjërat duken të vështira. Ndërsa skuadra koplikase e drejtuar nga trajneri Besnik Duli, me pikën e marrë sot ngjitet në kuotën 9 të tyre dhe është i pozicionuar në vendin e tetë.
Kuptohet që objektivi i fazës së dytë për të është ngjitja në gjashtëshen e parë dhe kjo është mëse e mundshme sepse distanca është vetëm 3-4 pikë dhe prandaj koplikasit mund t’ia dalin.


