Sot pasdite janë luajtur ndeshjet e para të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së dytë. Në Koplik është luajtur takimi në mes Veleçikut vendas dhe Kukësit B.

Kjo përballje është dominuar që nga fillimi e deri në fund nga djemtë e drejtuar nga trajneri Besnik Duli që në fund kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Golin e parë e ka shënuar sulmuesi Denis Çokaj në minutën e 20-të të ndeshjes. Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën do të shënonin edhe Ersi Lami dhe Fjoralb Popaj. Me këtë fitore, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 31 pikëve duke ruajtur hapin e Vorës, skuadrës që mban vendin e parë në renditje.

Kjo e fundit ka fituar sot në fushën e saj me rezultatin 3-1 ndaj Internacional dhe ndodhet 3 pikë para koplikasve.

Javën e ardhshme Veleçiku do të luajë sërish në fushën e vet, këtë herë ndaj ekipit të Internacionalit.
© shkodrasport.com