Veleçiku ka nder mend te zhvilloje dy ndeshje miqesore gjate kesaj jave, ne pritje te ristartit te takimeve zyrtare te kampionatit. Te paren do ta luaje pasditen e neserme ndaj Murlanit, ndersa tjetren te premten ndaj Vllaznise.
Kuptohet qe per momentin fokusi do te jete i perqendruar tek sfida e neserme ndaj Murlanit e cila do te startoje ne oren 14.00 ne fushen e kompleksit sportiv te vellezerve Duli ne Koplik. Do te luhet ndaj nje kundershtari te kampionatit te kategorise se dyte siç eshte Murlani dhe kuptohet qe trajneri Smajli ka se çfare te shohe.
Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe rrotacion ne formacion ngaqe vetem pas dy ditesh do te luaje nje miqesore luksi ndaj Vllaznise. Padyshim qe keto ndeshje do te jene nje test i mire per te pare gjendjen e lojtareve ne kete periudhe te nderprerjes se kampionatit.
Ne fakt eshte hera e pare qe nje nderprerje e tille ndodh ne kete periudhe, por eshte e diktuar nga Kampionati Boteror dhe tashme trajneret jane kurioze te shohin sjelljen e ekipeve te tyre ne fushe ne momentin e rifillimit te ndeshjeve zyrtare.
Veleçiku ka hyre me objektiva serioze ne kampionat dhe me perjashtim te nje hapi te gabuar te bere ne fushen e tij, ne ndeshjet e tjera eshte brenda objektivit dhe do te luftoje deri ne fund per ngjitjen nje kategori me lart./SHKODRA-SPORT.COM/