Lajme te mira rreth futbollistit te Vllaznise Geralb Smajli. Diten e sotme ne media eshte publikuar lajmi se ai kishte pesuar nje demtim i cili do ta mbante per disa kohe larg fushes dhe madje mund te rrezikonte edhe operacionin, por ne fakt nuk rezulton te jete keshtu.

Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” mbrojtesi i Vllaznise dhe i kombetares U21 te Shqiperise eshte shprehur: “Nuk eshte e vertete se kemi te bejme me nje demtim serioz i cili do te penalizonte stervitjen.

Ne fakt si rrjedhoje e ngarkesave te medha fizike qe kemi marre gjate ketyre diteve, kam ndjere disa shqetesime ne meniskun e gjurit dhe si rrjedhoje pjestaret e stafit mjekesor te ekipit me kane rekomanduar tre dite pushim.

Si rrjedhoje, une nuk munda te luaj as ne miqesoren e se dieles dhe po ashtu as nuk jam stervitur me ekipin keto dite, por nga neser do te bashkohem me pjesen tjeter te lojtareve ne stervitje dhe do te vijoje normalisht programin me ta”.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse Vllaznia per momentin ka probleme edhe me dy mbrojtesit e tjere, Juriç e Bulatoviç, çka ka bere qe te reduktohen alternativat per kete repart, por per fat Smajli do te jete i gatshem per stafin teknik./SHKODRA-SPORT.COM/