Janë mbyllur tre takimet e sotme në Kategorinë e Parë. Në orën 13:00, Pogradeci ka mposhtur Lushnjën në një sfidë të luftuar, duke u konsideruar tanimë skuadra anti-Apolonia. Fierakët kanë bërë detyrën në një transfertë të vështirë ndaj Besës, që u luajt në “Roza Haxhiu”.

Një dominim i Apolonisë që mban kështu kryesimin e Kategorisë së Parë për grupin B. Besëlidhja e ka bërë dramë në fund, teksa ka gjetur goline avantazhit vetëm në minutën e 87 me 11 metërsh. Kjo fitore e lezhjanëve i jep besim ekipit në ndejkje të Kastriotit kryesues.

Kategoria e Parë, java 16

Grupi A – 14:00

FT Besëlidhja 2 – 1 Burreli (Koleci 70′, Dordevic 86′ p /Popaj 79′)

Grupi B

FT Pogradeci 2 – 1 Lushnja 13:00

FT Besa 2 – 3 Apolonia 14:00 (Onuh 31′, Ferreira 69′ / Krasniqi 4′, Zoga 23′, Gjata 45′)