Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro ka qenë i mërzitur për pikët e lëna në fund ndaj Bylisit. Në një prononcim për Supersport, ai theksoi se në lidhje me mërzitjen e Rrocës në rastin e zëvendësimit nuk ka shanse të nevrikoset njeri pasi te Kukësi janë të gjithë ushtarë. Duro u shpreh se duhej të kishim mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë pasi Bylisi ishte i çorientuar në mbrojtje.

Sigurisht e kishim parashikuar që do ishte e vështirë. Duke parë që edhe të tjerë kanë humbur këtu Partizani, Tirana. Në pjesën e dytë ishte i çorientuar mbrapa, por mungesa e bashkëpunimet bëri që të mos e mbyllnim 1-0. Më erdhi keq se ishte aksionin i fundit dhe ishin tre pikë me rëndësi. Vasili ka luajtur mirë, ka munguar nga shokët pasimi final. Ka pasur disa momente në pozicione të volitshme dhe ka mbajtur peshën e sulmit.

Rroca u mërzit me ndërrimin? Nuk ka shans të mërzitet njeri. Do dilte që në pushim se kishte kaviljen e dëmtuar. Ka pasur një keqkuptim por do dilte 10 minuta më vonë. Nuk ka shanse të nevrikoset njeri se jemi të gjithë ushtarë. Po deshët merremi teknikisht, jo me këto pyetje. Nuk kemi shfrytëzuar hapësirat, pasi Bylisi ishte komplet i çorientuar.

Rroca do dilte që në pushim sepse ka pasur probleme me kaviljen. Në pushim tha ta shtyjë edhe 10 minuta, ka kërkuar të luaj edhe më pak”. Zëvendësimet problem pasi edhe Gavazaj më parë ka pasur pretendime? Nuk i kam problem, por i vendos unë. Ai që ka bërë atë veprim ka marrë dënimin e merituar. Këtu duhet të flasim teknikisht, jo për këto probleme”.

I drejtë barazimi? Nuk shfrytëzuam mundësitë, në kundërsulm ishin të pavendosur. Rroca-Gavazaj? “Spostova Et’hemin në vend të Rrocës dhe me daljet e tija disa herë ka rrezikuar. Por, konsumi fizik më bëri që ta ndërroja”, u shpreh Duro. /VipSport/