Krejt ndryshe nga 17 vjeçaret te cilet fituan dhe vazhdojne te kryesojne renditjen e kampionatit, 19 vjeçaret e Vllaznise kane zhgenjyer ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Fier teksa jane mundur nga Apolonia vendase me rezultatin e thelle 7-0.

Nje rezultat i paimagjinueshem ne fakt per nje ekip si Vllaznia U19 e cila ka ne perberje te saj lojtare cilesore, megjithate sot duket se nuk ka qene dita e tyre dhe si rrjedhoje kane dale “te turperuar” nga fusha e lojes.

Ne pjesen e pare vendasit kane shenuar tre gola, dy prej te cileve mbajne firmen e Kurtit dhe nje te Trifonit. Nderkohe 4 golat e tjere te Apolonia U19 jane shenuar ne pjesen e dyte dhe kane patur per autore Zogen, Maksutin, Kaçanollin dhe Tahiraj.

Perfundimisht 7-0 per Apolonia u19 e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe mban tashme vendin e pare ne renditje, nderkohe qe Vllaznia U19 ka mbetur ne kuoten e 13 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e peste./SHKODRA-SPORT.COM/

APOLONIA U19- VLLAZNIA U19 7-0

Vllaznia U19: Jukaj, Rroku, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Cungu, Kodra, Kulla, Brahimi, Hagrepi, Halili. Tr: Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Lujkaj, Nika, Zaganjori, Shimaj e Matija.