Fitorja javen e kaluar ndaj Shenkollit ka rikthyer qetesine ne njefare menyre ne kampin koplikas megjithate asgje s’ka perfunduar. Drejtues dhe futbolliste te Veleçikut jane shume te fokusuar tek takimi i rradhes, ai qe do te luajne diten e shtune ndaj Ilirise po ne “Reshit Rusi”.
Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, për SportEkspres.com, trajneri Duli ka deklaruar: “Kaluam një javë të vështirë, por fituam me Shënkollin. Kjo ia ka rritur moralin skuadrës, për të besuar ende në forcat e mundësitë që ka.
Meritonim të ishin më lart në këtë fazë të tretë. Këtë javë presim Ilirinë, edhe kjo një ndeshje ku synim kemi tri pikët. Ne jemi të bindur te fitorja dhe të përgatitur që kjo ndeshje do t’i tregojë vlerat tona reale”.
Ndërkohë, trajneri i Veleçikut sfidon edhe rivalin tjetër, Burrelin: “Këtë javë Veleçiku merr kreun e zonës Play-out në Grupin A, një synim për të cilin po punojmë ta arrijmë. Të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionatit me këtë synim do t’i luajmë”.
Kur kane mbetur edhe kater jave nga fundi, vendi i gjashte eshte mese i arritshem per koplikasit dhe padyshim qe ky do te ishte nje sukses, ndonese duhet thene se edhe Bashkia e Malesise se Madhe e ka shtuar interesin dhe investimin per kete ekip prandaj dhe do ishte shperblimi me i mire edhe per te renditja ne kete vend.