Elseid Hysaj gjithnjë e më shumë është vnedosur në qendër të kritikave për paraqitjet e tij jo të mira.

Lojtari kohët e fundit nuk ka pasur një rendiment të lartë të performancave për skuadrën e Napolit dhe për këto kritika ndaj tij, ka folur edhe agjenti i tij Mario Xhiufredi i cili është shprehur:

“Shikoni si po e trajtojnë Hysajn. Të gjithë flasin për një lojtar skarco, siç mendojnë edhe gazetarët në Napoli.

Por lojtarët skarco nuk mund të jenë në qendër të merkatos. Ndoshta shkon te Çelsi dhe do të zbulojmë se nuk është skarco. Ka gjëra që u bëjnë keq futbollistëve.

Kur lexoj që gazetarët thonë se Napoli nuk do ta fitojë kurrë titullin, dua t’ua them atyre se kjo ndodh edhe për faj të shtypit, që e masakron skuadrën. Në Torino shtypi lokal nuk sillet kështu”.