Levizjet ne merkaton e janarit pritej te shoqeroheshin me nje efekt pozitiv tek Veleçiku megjithate ne ndeshjen e pare nuk jane ndier dhe skuadra ka pesuar nje humbje 1-3 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Korabit ne Peshkopi.

Janë vendasit që shënojnë që në minutën e 10-të me anë të lojtarit Skuka, duke zhbllokuar shifrat e takimit. Ndërkohë në fundin e pjesës është i njëjti autor që dyfishon shifrat për skuadren e tij dhe duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave për Korabin. Pjesa e dytë nis më mirë përsëri për vendasit.

I njëjti autor i dy golave të parë, Xhuliano Skuka, shënon edhe të tretin për Korabin në minutën e 57-të. Mundohet të reagojnë koplikasit, por golin e vetëm do e gjenin në fund.

Është Ujkaj që shënon golin e vetëm për skuadrën e tij, në minutën e 92-të me anë të një 11-metërshi. Pas kësaj humbje, Veleçiku mbetet në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, duke u shkëputur -4 pikë nga Besëlidhja e vendit të 5-të.