HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVeleçiku ia del, merr barazmin në Rrogozhinë ndaj Egnatias

Veleçiku ia del, merr barazmin në Rrogozhinë ndaj Egnatias

Veleçiku rikthehet tek rezultatet pozitive dhe madje ka arritur te marre nje barazim me shume vlere ne transferten e veshtire te Rrogozhines ndaj Egnatias vendase.

Ne fund te ketij takimi eshte arritur te fiksohet rezultati i baravarte 1-1 dhe kesisoj dy ekipet kane ndare nga nje pike. Ne fakt, per koplikasit ajo vlen shume me teper nderkohe qe per Egnatian kjo pike nuk vlen dhe aq sepse e le ne kuoten e 16 pikeve dhe serish ne vendin e gjashte te renditjes.

Veleçiku ka treguar personalitet ne takimin e sotem dhe djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli kane zhvilluar nje 90 minutesh per t’u admiruar duke treguar edhe njehere tjeter se ende nuk ka hequr dore nga realizimi i objektivave te tij.

Me piken e marre sot, koplikasit jane ngjitur ne kuoten e 12 pikeve dhe ndodhen ne vendin e shtate por u duhet te bejne mire edhe ne ndeshjet e ardhshme ne menyre qe te sigurojne mbijetesen ne kategori.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments