Zhurme merkatoje tek Veleçiku, lojtare qe vijne dhe te tjere qe duan te ikin, por skuadra gjithsesi vazhdon te funksionoje. E ka treguar kete gje edhe ne ndeshjen miqesore qe ka zhvilluar pasditen e sotme ndaj Kastriotit, ndeshje kjo qe eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Ajo eshte luajtur ne fushen e kompleksit te ekipeve kombetare ne Kamez dhe te paret kane kaluar ne avantazh lojtaret e Kastriotit me ane te futbollistit Patrik Bardhi qe ne minuten e 3-te te takimit.

Megjithate koplikasit kane ngulmuar dhe kane arritur te barazojne ne minuten e 29-te me ane te sulmuesit Ditmir Ujkaj. Ne vijim pastaj, te dy ekipet kane vijuar perpjekjet e tyre per te shenuar edhe gola te tjere por nuk ia kane dale dot.

Ne kete menyre, kjo miqesore eshte mbyllur ne barazim 1-1. Kjo ishte miqesorja e dyte per Veleçikun, pas asaj qe luajti me Vllaznia U19 dhe qe e fitoi me lehtesi.

Nje barazim ndaj nje ekipi shume te forte dhe pretendenti kryesor per ngjitjen ne Superlige si Kastrioti, padyshim qe eshte nje tregues i mire per gjendjen aktuale qe po kalon Veleçiku.

FT: Kastrioti 1-1 Veleçiku

Golat: 3′ Patrik Bardhi / Ditmir Ujkaj 29′