Mario Giuffredi është rikthyer të flasë për situatën dhe të ardhmen e Elseid Hysajt.

Agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit është prononcuar për Radio Punto Nuovo rreth rinovimit dhe vlerësimit të madh që trajneri Gattuso ka për të.

“Po diskutojmë për rinovimin, por mos të harrojmë se Hysaj del lojtar i lirë pas një viti. E di që Gattuso e vlerëson shumë.

E ka thënë gjithmonë që të gjesh një lojtar 25-vjeçar me eksperiencën e Hysajt dhe kaq të fortë sa ai, nuk është e thjeshtë, dhe është idiotësi ta humbasësh me parametra zero.

Parakushtet për Hysajn janë që të shesin me një çmim të mirë.

Te Napoli po vuajnë pasi morën Di Lorenzon me idenë që do të shitej Elseidi“, thekson agjenti i lojtarit shkodran të kombëtares së Shqipërisë. /abcnews/