Veleçiku nuk ka shfrytezuar mundesine per t’iu shkeputur njehere e mire vendeve te fundit te renditjes. Ai ndonese ka luajtur sot ne Koplik ndaj njeres prej skuadrave me te dobeta te kampionatit- Naftetarit, nuk ka shkuar me larg sesa nje barazim.
Ne fund te 90 minutave ne takimin e luajtur ne fushen e kompleksit sportiv “Vellezerit Duli” jane fiksuar shifrat 2-2. Ne fakt gjithçka ka nisur mire per Veleçiku qe ka kaluar ne avantazh qe ne minuten e 6-te te ndeshjes me ane te futbollistit Elvis Rustemaj.
Por ne minuten e 29-te ka qene Balbino ai qe ka barazuar per kuçovaret dhe si rrjedhoje pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1. Ne te dyten jane serish miqte qe e nisin me mire dhe si rrjedhoje kalojne edhe ne avantazh me ane te futbollistit Cerriku ne minuten e 57-te.
Veleçiku nuk arrin ta pranoje nje gje te tille dhe hidhet i gjithi ne sulm dhe pas shume tentativash arrin te barazoje me ane te sulmuesit Joald Ivziku. Edhe pas ketij momenti vazhdoi presioni i koplikasve, por ka arritur dot te shenojne edhe golin e trete.
Perfundimisht 2-2 dhe ekipet ndajne nga nje pike. Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve dhe mban vendin e shtate ne renditje, ndersa Naftetari mbet ne vendin e dhjete me vetem 9 pike te grumbulluara./www.shkodrasport.com/
VELEÇIKU- NAFTETARI 2-2
Shenues: Elv. Rustemaj ‘6, Ivziku ’66/ Balbino ’29, Cerriku ’57
VELEÇIKU: Lopçi, B. Çokaj, Rragami, Stafa, Banushaj, Elv. Rustemaj, Am. Kaçaj, Daija, Al. Kaçaj, Ivziku, Shekaj. Trajner Besnik Duli. U aktivizuan edhe Kacokaj.