Tek Veleçiku e kane marre shume seriozisht punen per sezonin e ri. Drejtuesit e klubit kane vijuar punen me firmosjen e kontratave me te gjithe lojtaret aktuale, por edhe me te tjere qe po vijne si perforcime.
Keshtu, pas mesfushorit David Marku, koplikasit kane firmosur edhe me nje tjeter futbollist lezhjan. Behet fjale per mbrojtesin Kujtim Alcani. 24 vjeçari eshte rritur tek Akademia e Shenkollit, prandaj dhe trajneri Smajli ia njeh mire vlerat.
Me pas ka provuar te luaje me Dinamon, Internacionalin, Luzin, Terbunin dhe se fundi Burrelin. Por prej pak ditesh ai tashme eshte zyrtarisht nje futbollist i Veleçikut ku shpreson te jape me te miren e tij.
Padyshim qe drejtuesit e Veleçikut pas ketyre dy lojtareve, do te tentojne te marrin edhe te tjere dhe per kete arsye, jane ne bisedime me drejtuesit e Vllaznise per huazimin e ndonje lojtari, apo dhe me ekipe te tjera.
Koplikasit duan te nisin nje sezon si pretendente sepse kete vit kane objektiv ngjitjen me çdo kusht ne kategorine e pare. Trajneri Dritan Smajli eshte i bindur se mund t’ia dalin, por kete me mire duhet t’ia leme kohes./SHKODRA-SPORT.COM/