Pak dite me pare u zyrtarizua marreveshja e huazimit te futbollistit shkodran Erdis Kraja nga Atalanta tek Pescara. Eksperiencat e mëparshme të tij janë në Palermo, ku fitoi edhe kampionatin në Serinë D në sezonin 2019-2020, dhe më pas si titullar në Serinë C me Groseton dhe Lekon. Ndërsa edhe sezonin e ri Kraja do të aktivizohet me Peskarën po në Serinë C, ku synimi i vetëm do të jetë rikthimi në B.

Por pas arritjes së marrëveshjes me Krajën skuadra e Peskarës po mendon për të përforcuar sulmin, teksa në plane është sërish një shqiptar. Bëhet fjalë për Dardan Vuthajn, i cili ka shënuar me Novarën 34 gola në po aq ndeshje sezonin që u mbyll dhe 72 gola në tri sezonet e fundit me Riminin (21) dhe Kampodarsego (17), gjithmonë në Serinë D.

Në ditët e fundit është folur që trajneri i Peskarës e pëlqen atë dhe është një alternativë për sulmin. Zyrtarizimi mund të vijë që javën e ardhshme. Lojtari qe eshte lindur ne Milot te Kurbinit, por eshte rritur ne Itali, po ben mire ne kete vend dhe me shume siguri do ta shohim ne nivele te larta.

Ai ka provuar te jete edhe pjese e kampionatit shqiptar pikerisht me Laçin gjashte vjet me pare kur ishte vetem 20 vjeç, por pa arritur te lere gjurme. Sot nderkohe mesohet se per kete lojtar ka interesim nga ekipe te tjera te Superliges shqiptare, por Vuthaj ka nder mend te vazhdoje te luaje ne Itali.

Pescara per momentin mund te jete nje opsion i mire, por duket se per lojtarin ka interesime edhe nga skuadra te Seria B dhe deri ne fund te gushtit kur do te mbyllet merkatoja, me shume mundesi do te kete jo pak tratativa.

Në Itali e quajnë me dashamirësi “Dardanjan” ose “Dadi”, ndërsa djaloshi me origjinë nga Miloti e ka marrë profesionin nga babai i tij, ish-sulmuesi i njohur shqiptar i viteve 90-të, Andi Vuthaj. /SHKODRA-SPORT.COM/