Veleçiku rikthehet serish tek fitorja. Ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te kompleksin “Duli” ne Koplik, ai ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit te Bulqizes.
Ne minuten e 28-te ka qene mbrojtesi Elvis Rrustemaj ai qe ka zhbllokuar rezultatin me golin e pare te shenuar, nderkohe qe ne shtesen e pjeses se pare ka ardhur edhe goli i dyte me autor sulmuesin Arenc Dibra.
Ne pjesen e dyte, pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ka patur gol tjeter dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 2-0 te Veleçikut
Trajneri Haris Lika e nisi ndeshjen me kete formacion: Bajri, Elbasani, Balaj, B.Çokaj, Rrustemaj, Banushaj, Bega, Kaçaj, Dulaj, Mila, A.Dibra. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Ndrezaj, Delaj, Rragami, Cenaj e Çomo.
Me fitoren e sotme, koplikasit jane ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe aktualisht mbajne vendin e katert te renditjes, duke qene serish ne gare per objektivin e tyre, ngjitjen ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/