Ndryshe nga një javë më parë kur Ada ndonëse luajti në transfertë ndaj ekipit krysues të kampionatit- Vorës dhe ishte shumë pranë marrjes së pikëve, sot në ndeshjen e rradhës për kampionat, ajo ka zhgënjyer. Ndoshta edhe për meritë të Veleçikut i cili ka arritur ta dominojë këtë 90 minutësh në të gjitha drejtimet. Ndonëse ndeshja luhej në Velipojë, koplikasit nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim.
Ada ka rezistuar vetëm 20 minuta sepse më pas, në fushë janë parë vetëm futbollistët e drejtuar nga trajneri Besnik Duli. Në pjesën e parë ata kanë arritur të shënojë tre gola ndërsa në të dytën u kanë shtuar edhe dy të tjerë duke mbyllur krejt takimin me rezultatin e thellë 5-0. Veleçiku me këtë fitore ndodhet tashmë tre pikë larg Vorës kryesuese në renditje dhe rruga për arritjen e objektivit duket e hapur.
© shkodrasport.com