Java e 15-të është mbyllur ditën e sotme dhe në fakt në pesë ndeshjet e saj ka patur jo pak surpriza. Sa i takon ndeshjes së luajtur në Shkodër, asaj në mes Vllaznisë dhe Kamzës, në fakt ka qenë një fitore e pritshme e vendasve por ndoshta jo me atë ankth që ata provuan deri në vërshëllimin e fundit. Kjo ndeshje ka patur brenda edhe dy protagonistë të spikatur të cilët janë përzgjedhur jo më kot nga portali “VIP SPORT” në formacionin më të mirë të javës.

Bëhet fjalë për Andi Ribajn dhe Erald Çinarin. Ato kanë qenë edhe autorë të dy prej tre golave të kuqebluve por jo vetëm kaq. Kanë qenë vazhdimisht një rrezik serioz për mbrojtjen e Kamzës. Kjo gjë është vlerësuar dhe prandaj jo më kot, ata janë në 11-shen më të mirë të kësaj jave.

© shkodrasport.com