Ndeshja e sotme e ekipit të Vllaznisë në hendboll përballë ekipit të Cërrikut ka qenë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e mëtejshme të të dy ekipeve në garën për titullin kampion.

Shkodranët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe kanë arritur të fitojnë me shifrat 29-20.

Fakti që takimi është luajtur në Elbasan, pra në fushën e Cërrikut, e bën këtë fitore shumë me vlerë.

Tashmë ekipi shkodran pas kësaj fitoreje, është në rrugën e duhur për të synuar titullin kampion të këtij sezoni.

Duhet thënë se ndeshja e sotme është karakterizuar nga një korrektesë në arbitrim dhe kjo është vlerësuar nga drejtuesit e Vllaznisë.

Po ashtu, për t’u vlerësuar edhe paraqitja e disa lojtarëve të rinj shkodranë.

Fitorja në këtë ndeshje padyshim që do të jetë një motiv më shumë për të vazhduar në këtë rrugë deri në fund të kampionatit.
© shkodrasport.com