Pas fitores ndaj Murlanit, pritej te ishte nje ballafaqim dinjitoz ne ndeshjen e rradhes ndaj Shenkollit, por nuk ka ndodhur keshtu per Veleçikun i cili eshte mundur me rezultatin 0-3 ne ndeshjen e luajtur ne transferte.
Koplikasit kane pesuar gol shume shpejt, qe ne minuten e 2-te kur Vukaj ka kaluar ne avantazh Shenkollin nderkohe qe ne shtesen e pjeses se pare vendasit kane shenuar edhe nje gol te dyte me autor Lleshin.
Ne fillimin e pjeses se dyte, trajneri Lika hedh ne fushe edhe Florind Bardullen me shpresen se gjerat do te ndryshonin per mire tek Veleçiku, por ne fakt, ne minuten e 70-te ai ka pesuar edhe golin e trete.
Kete here ai ka per autor futbollistin Zefi. Perfundimisht 3-0 per Shenkollin qe ngjitet ne krye te tabeles se klasifikimit me 10 pike ndersa Veleçiku mbetet ne kuoten e 6 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/