Ëndrra e skuadrës shkodrane për të qenë sërish në Kupat e Europës në fund të këtij sezoni, tashmë ka gjithnjë e më shumë mundësi të realizohet. Vendi I katërt në kampionat nuk është më asnjë alibi por një realitet mëse I prekshëm. Flamurtari nuk po kalon momente aspak të mira dhe diferenca me të prej tre pikësh është plotësisht e rikuperueshme. Po ashtu edhe 4 pikët që janë me Kastriotin sepse shorti I ndeshjeve të mbetura për Vllazninë është më I lehtë sesa I krutanëve. Deri të mërkurën në fakt kishte shumë dilema edhe për kupën dhe shanset që vendi I katërt të çonte në Europë. Por fitoret bindës të Skënderbeut dhe Tiranës, I favorizojnë këto dy skuadra për të qenë ato në finale të kupës. Shanset janë të mëdha që edhe njëra prej tyre të fitojë kampionatin dhe në këto kushte, me vendin e katërt në kampionat, Vllaznia mund të përfitojë një vend në Europa League edhe këtë sezon. Shkodranët janë duke I bërë mirë llogaritë për këtë. Prandaj dhe janë të vendosur që të luajnë për fitore nesër në Pogradec. Ata edhe mund t’ia dalim sepse në dy ballafaqimet e fundit me Tiranën dhe Flamurtarin kanë treguar vlera. Trajneri Rudi Vata pas ndeshjes së fundit është shprehur se nuk ka dëshirë të mendojë për fundin e kampionatit por ai vazhdon t’I besojë idesë së tij për t’I parë ndeshjet një e nga një. “Nëse hoqëm rrezikun e rënies siç mund të ketë menduar ndokush, kjo nuk do të thotë se kampionati ka përfunduar për ne. Jemi në lojë për vendin e katërt megjithatë nuk mendojmë shumë për atë. Vllaznia do t’I marrë ndeshjet me rradhë dhe vetëm në fund do të bëjmë bilancin e punës se në cilin vend kemi mbërritur. Janë edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur dhe në secilën prej tyre hyjmë në fushë për të fituar”-ka thënë timonieri I kuqebluve.  Por në Shkodër kanë një frikë tjetër. Atë që skuadra ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla, nuk shfaqet ashtu siç duhet. Pikërisht për këtë, ballafaqimi I nesërëm me Pogradecin është një sprovë më vete. Shanset janë të mëdha për kuqeblutë për të marrë fitoren në këto momente. Nëse do ndodhte kjo, atëherë atmosfera në skuadër do rritej edhe më shumë dhe vendi I katërt do ishte gjithnjë e më afër. Tek Vllaznia aktualisht po kalojnë një gjendje shumë të mirë Vujadinoviç, Smajli e Hajdari ndërkohë që kanë formë konstante Belisha, Gocaj, Popoviç e ndonjë tjetër. Ajo që pritet është vetëm rritja e formës së Brnoviç, Morenos dhe Jabllan, lojtarëve të ardhur në merkaton e janarit të cilët duhet të japin më shumë në këto momente sepse pikërisht për këtë janë blerë. Për ndeshjen e nesërme, trajneri Vata do ketë në dispozicion të gjithë lojtarët me përjashtim të Brnoviç të dëmtuar. Prania e gjithë të tjerëve është positive dhe prandaj trajneri do ketë mundësi të hedhë në fushë një formacion interesant me lojtarët që ai ka në mendje. Ideja e atij 11-shi që do dalë në fushë do jetë vetëm fitorja. Pikërisht në këto momente duhet të vendosë emri dhe fanella e Vllaznisë për të bërë diferencën me kundërshtarët.

www.shkodrasport.com