✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Ekipi i Vllaznisë U-16 ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur Teutën me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Kuqeblutë bënë një paraqitje të mirë, duke dominuar pjesën më të madhe të takimit. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Curraj në minutën e 47-të të pjesës së dytë, i cili u tregua vendimtar për skuadrën shkodrane.

Po ashtu, vlen të theksohet se Gjeka humbi edhe një penallti për Vllazninë U-16, që mund ta kishte thelluar rezultatin. Me këtë sukses, Vllaznia U-16 ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 16 pikë, duke qëndruar menjëherë pas Tiranës që kryeson me 18.

Një tjetër fitore me peshë për futbollistët shkodranë të U-16, që po konfirmohet si një nga skuadrat më të mira të Akademisë Vllaznia.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”