Vllaznia U19 e ka nisur me fitoren kampionatin e sivjetem. Ajo ka triumfuar me rezultatin 1-0 ne transferte ndaj Internacional.
Njeriu qe ka vendosur fatin e kesaj ndeshje ka qene mbrojtesi Geralb Smajli i cili ka shenuar te vetmin gol ne minuten e 80-te duke i dhene fitoren kuqebluve.
Duhet thene se ka qene nje ndeshje shume e forte ajo qe eshte zhvilluar ne Peze- Helmes dhe te dy ekipet kane tentuar te marrin fitoren.
Megjithate pavaresisht rasteve te krijuara goli ka vonuar te dale ne drite megjithate 10 minuta para fundit, Vllaznia U19 ka shenuar me ane te mbrojtesit te majte Smajli.
Ne kete menyre, ky gol ka patur nje vlere trepikeshe per ekipin shkodran qe e nis mbare kampionatin ku ka synime shume ambicioze per te qene mes pretendenteve per fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/