KF Shkodra U17 e mbylli fazen e dyte me fitore dhe po ashtu ne te njejten menyre e nisi edhe fazen e trete te kampionatit. Paraditen e sotme ai ka fituar 2-1 ndaj Brians ne takimin e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit.

Protagonistet kryesore te ketij suksesi kane qene dy autoret e golave, Bisha dhe Gjelaj te cilet kane shenuar shume shpejt, ne minutat 4 dhe 14-te duke bere qe KF Shkodra ta kontrollonte ndeshjen.

Duhet thene se i gjithe ekipi ka bere nje paraqitje te mire dhe ndonese lezhjanet e Brians ngushtuan shifrat ne minuten e 82-te me ane te futbollistit Pjetri, kjo nuk ka ndryshuar asgje.

Perfundimisht 2-1 per KF Shkodra U17 e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 17 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje. Kuptohet qe objektivi do te jete renditja ne katershen e pare dhe kalimi ne fazen play-off dhe nese luajne ne kete menyre si tani, me siguri qe ky objektiv do te arrihet./SHKODRA-SPORT.COM/