Mario Baloteli ka hyrë në historinë e futbollit italian duke shënuar një gol kundër Lacios së Thomas Strakoshës. Baloteli ka përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen e Lacios, duke e çuar topin në cepin e portës duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit shqiptar.

10 vite më parë, Baloteli ishte sërish protagonist por atë kohë mbante veshur fanellën e Interit. Sulmuesi italian gjente rrugën e rrjetës në një ndeshje kundër Kievos, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti që shënonte golin e parë në Serinë A italiane në dekadën që sapo lamë pas dhe me golin sot, ai bëhet sulmuesi që shënon golin e parë në dy dekada radhazi. /vipsport/