Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIVetëm barazim në pjesën e parë, shtohet ankthi në Shkodër

Vetëm barazim në pjesën e parë, shtohet ankthi në Shkodër

Ne barazim pa gola eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Kamzes.

Nje rezultat qe nuk kenaq aspak shkodranet te cilet e shohin veten shume te reezikuar.

Pjesa e pare ka nisur me nje deshire me te madhe te vendasve por pas nje rasti te Ribajt dhe nje tjetri te Likes, ka ardhur nje moment i mire per miqte.

Ne ‘18 Rezi mund te kishte kaluar ne avantazh Kamzen por gjuajtja e tij perfundon jashte.

Vllaznia shkundet dhe e kupton se ndeshja nuk do te jete e lehte per t’u fituar sepse edhe kundershtari ka te njejtin objektiv.

Ne minuten e 25-te, nje top i gjate ne zonen mike, goditet me koke nga Ribaj dhe portieri Avdyli me nje hedhje te bukur e grushton topin.

Ne ‘36 pas nje goditje denimi, topi goditet me koke ne zone nga Malota por eshte perseri portierin Avdyli qe e pret ate.

Ne minutat e mbetura, Vllaznia rrit presionin por nga deshira per te shenuar, lojtaret e saj nxitohen.

Perfundimisht barazim 0-0, rezultat ku qe shton edhe me shume ankthin ne kampin shkodran.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments