Pas miqësores së djeshme ndaj Besëlidhjes, e humbur 1-2, për mediat ka folur edhe trajneri i Veleçikut Besnik Duli. Ai është shprhur përgjithësisht i kënaqur nga loja e zhvilluar nga ekipi i tij, ndërkohë që rezervat e aktivizuara në pjesën e dytë, nuk janë treguar në lartësinë e duhur.

“Rezultati nuk i përgjigjet lojës, pasi ne ia dolëm ta ruanim avantazhin deri në minutat e fundit. Duke e ditur se ishim përballë Besëlidhjes dhe për më tepër në fushën e saj, një rezultat i tillë për aq minuta sa luajtëm edhe ne me titullar, është tregues i një gjendje të mirë të ekipit tonë.

Aktivizimi i lojtarëve të stolit dhe sidomos i atyre të minutave të fundit, e uli ritmin tonë dhe kjo tregon më së miri se ata nuk janë në lartësinë e duhur”- është përgjgijur ai.

Veleçiku në këtë ndeshje luajti me këtë formacion: Vjerdha, Kaçubi, B.Çokaj, Balaj, Smajli. Bega, Plishta, Alexander, Ujka, Nimani, Toma. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Lopçi, Lami, Banushi, D.Çokaj, Rajçeviq, Popaj, Zara, Kaçaj, Hoxha e Miculi.
© shkodrasport.com