Sezoni i kolumbianit Hames Rodrigez ka shkuar nga keq në shumë keq, pasi trajneri Niko Kovaç tani i ka vendosur atij disa rregulla. Ai duhet t’i respektojë listën e hartuar nga trajneri i skuadrës së Bajernit. Kjo do ta ndihmojë atë të vijë sërish në formën e tij më të mirë.
Mesfushori pritet të rikthehet në Madridit në fund të sezonit, pasi atëherë përfundon edhe huazimi i tij te skuadra e Bajernit. Kampionët e Gjermanisë kanë të drejtën ta blejnë atë përfundimisht, por deri tani janë shfaqur shumë skeptikë për formën e dobët që po kalon lojtari.
Hames ka shënuar tre gola në 11 ndeshje me Bajernin dhe tani me dietën e re, Kovaç shpreson që rendimenti i tij të rritet. Rregullat e Kovaçit janë aprovuar edhe nga stafi mjekësor i skuadrës. Ato kanë të bëjnë më mënyrën e ushqimit të lojtarit, si dhe llojin e tij.
13 RREGULLAT PËR HAMESIN
1. Konsumo pesë vakte në ditë, mos refuzo asnjë.
2. Konsumo një frutë ose kos frutash në mëngjes ose pasdite.
3. Pi ujë midis vakteve.
4. Mos ndrysho përmbajtjen e ushqimeve.
5. Një porcion mishi mund të ndërrohet me një tjetër, e njëjta gjë vlen edhe për peshkun.
6. Përdor gjëra të ëmbla në kafe dhe jo sheqer.
7. Mos përdor më shumë se pesë gramë vaj në sallatë dhe në tostë.
8. Dieta mund të injorohet për një vakt në ditë.
9. Disa vakte mund të ndryshohen në këmbim të sallatave, mishit ose peshkut në zgarë.
10. Mos refuzo asnjëherë mëngjesin.
11. Vetëm një filxhan kafe ose çaj në ditë, e shoqëruar me qumësht.
12. Një copë buke tosti me vaj, një copë djathë dhe dy thela proshute.
13. Konsumo fruta të freskëta.