Vllaznia nuk do të jetë e plotë as në gjysmëfinalen e Kupës me Laçin. Eni Imami, qendërmbrojtësi i skuadrës kuqeblu, do të mungojë edhe në përballjen e sotme me kurbinasit.

Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje në kofshë dhe pritet që të kthehet shumë shpejt në fushë. Imami shikohet si mungesa e vetme megjithate Shehi pritet ta zevendesoje serish ashtu si duhet.

Për këtë sfidë Brdariç mund të llogarisë edhe ish-mbrojtësin e Laçit, Abdurrahman Fangaj, i cili është rikuperuar plotësisht nga operacioni që kreu në fillim të sezonit.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

VLLAZNIA: (4-3-3) Zogoviç; Gurishta, Shehi, Adili, Isaevski; Jonuzi, Krymi, Marku; Hoxhaj, Cise, Kruja.